Ka njerëz që janë romantikë, ka të tjerë që janë dramatikë, dhe pastaj është ajo: një vajzë e shenjës së Peshqve me një kokëfortësi që bën edhe një mushkë në mal të ndihet si fillestare. Në letër, Peshqit supozohet të jenë ëndërrimtarë, të butë dhe të rrjedhshëm si ujë. Në praktikë, kjo vajzë rrjedh vetëm kur do ajo, dhe kur nuk do, kthehet në meduza, transfrormohet ne shkemb me nje shikim.
Nuk është thjesht kokëfortë, ka një forcë mendore të nivelit superior. Mund të të bindë se e zeza është e bardhë, se ora nuk ka akrepa, dhe se faji që nuk u taukuan është pjesë e energjisë kozmike të ditës.
Taktika e famshme: “Hajde se sot…” dhe pastaj “Shiko nje gomar po fluturon ne qiell”
Marrëdhënia e tyre ka qenë një kurs intensiv durimi për djalin. Pjesa më e goditur e repertorit të saj? Ftesat me premtime të mëdha dhe finalja me kthesë 180 gradë.
- Akti I – Premtimi: Mesazhi vjen i qetë, plot siguri: “Hajde, sot kemi kohë, rrimë rehat, bëjmë muhabet dhe…” Djali bën llogaritë, rregullon orarin, merr frymë thellë huuuuuu ok, sot është dita.
- Akti II – Anulimi i minutës së fundit: Kur afron ora, shfaqet klasikja. Ose i dhemb koka, ose i kujtohet se duhet të shpëtojë botën nga një mendim ekzistencial, ose thjesht nuk i “vjen vibrimi”. Anulim i pastër, pa diskutim.
- Akti III – Takimi dhe “refuzimi me klas”: Edhe në ato raste kur takimi ndodh vërtet, atmosfera ndryshon brenda sekondës. Nga premtimi i nxehtë kalon te një ftohje aq elegante sa të duket sikur po bën bisedë me një statujë dylli në muze. Jo me skena, jo me zhurmë thjesht një “Jo sot” aq i prerë sa të bën të dyshosh nëse e ke dëgjuar mirë.
Lindja e nofkës: “Iriqi i Malit”
Pse pikërisht Iriqi i Malit? Sepse iriqi i zakonshëm është i vogël dhe i zbutur nëpër filma; iriqi i malit ka tjetër karakter. Është i egër, i paepur dhe ka gjembat gati sapo ndjen se po i afrohesh në territorin personal.
Sa herë që ai provonte të afrohej, ajo mblidhej, shtrëngohej dhe ngurtësohej e gjitha një top i vogël me karakter të madh, ku çdo përpjekje për t’u afruar dukej si ngjitje në shkëmb pa litar, aq sa djalit i ikte deshira per ta provuar me tej. Ai nuk mund të mos qeshte nën zë: kishte në krah një Peshk me instinkte mbrojtjeje të një krijese malore që nuk dorëzohet pa u lodhur mirë kundërshtari.
E kështu vazhdon saga: ai bën gati atmosferën, ajo bën gati gjembat; ai pret një afrim, ajo nxjerr një “JO SOT, komplet pa lidhje, por e rendesishme esht qe ka lidhje ne koken e saj” që të bën të harrosh edhe pse erdhe. Iriqi i Malit nuk të lë asnjëherë të mërzitesh, të paktën të mban në formë, me reflekse gati dhe me dyshime të vazhdueshme nëse sot është dita me fat apo dita e bllokut te radhes.


